Lajmet e fundit

Një veturë është përfshirë nga zjarri në orët e mbrëmjes në Prishtinë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Bregu i Diellit".
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.
"Rreth orës 21:00, në Bregun e Diellit në Prishtinë, është raportuar se një veturë e tipit "Renault" me targa vendore është duke u djegur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia policore, zjarrfikësit dhe eksperti i zjarrit. Vetura ka pësuar dëmtime në pjesën e motorit "- tha Hoxha.
" Zjarri nuk ka qenë i qëllimshëm. Është shkaktuar nga defektet teknike. Rasti është duke u hetuar"- shtoi Hoxha.