Një veturë me tabela të Danimarkës është kapluar nga zjarri mëngjesin e sotëm në rrugën Mitrovicë - Prishtinë, konkretisht në fshatin Dobërllukë e Vushtrrisë.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.
Prekazi tha se vetura ishte djegur në pjesën e përparme të motorit, por që zjarri ishte fikur nga disa qytetarë.
"Sipas pronarit, zjarri ka munudr të vij nga ndonjë defekt i automejtit dhe se nuk dyshon në askënd", tha Prekazi për Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.