Lajmet e fundit

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, raportohet se në fshatin Baicë të Drenasit një shtëpi është kapluar nga zjarri për shkaqe ende të panjohura.
Njësiti i zjarrëfikëve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin por si pasojë e flakëve është djegur një pjesë e çatisë së shtëpisë, njofton Klan Kosova.
Nga ky incident nuk ka të lënduar por vlera e dëmit është e konsiderueshme.