Lajmet e fundit

Në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës është kapluar nga flakët një objekt në Lipjan.
Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci, i cili ka konfirmuar lajmin për Klankosova.tv, ka thënë se nuk ka të lënduar nga ky incident.
“Rreth orës 05:40, është raportuar për një objekt të përfshirë nga zjarri në Lipjan. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të menaxhimit të përhapjes së zjarrit”.