Lajmet e fundit

Një zjarr i fuqishëm ka kapluar një lokal të Prishtinës.
Ngjarja saktësisht ka ndodhur tek Bill Clintoni, por fatmirësisht nuk raportohet për viktima në njerëz apo të lënduar.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, e cila tha se rasti ka ndodhur rreth orës 19:30.
Sipas Zëdhënëses Ahmeti, përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar apo viktima në njerëz, duke shtuar se policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, njofton Klan Kosova.