Lajmet e fundit

Në Policinë e Kosovës është raportuar se për shkaqe të panjohura është përfshirë nga zjarri një fabrikë e plastikes pronë e viktimës mashkull shqiptar.
Njësitë përkatëse kanë dalë në vendngjarje ndërsa njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin, njofton Klan Kosova.
Në vendngjarje kanë dalë edhe njësitë e KED-it dhe eksperti i zjarrit.
Përpos dëmeve materiale të lënduar nuk ka.