Lajmet e fundit

Shtëpiza në stacionin fillestarë të teleferikut në Brezovicë, është përfshirë nga zjarri, njofton Klan Kosova.
Përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar e shkaqet e këtij zjarri ende nuk dihen.
Ndërsa sipas raportit të policisë, si pasojë e zjarrit është dëmtuar shtëpiza si dhe disa pajisje të një operatori kabllor të cilat ndodheshin në kabinë.
Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin.