Lajmet e fundit

Gjykata Themelore e Pejës mori flakë mbrëmë.
Shumica e dosjeve i shpëtuan flakëve, por rreth 50 të tjera që ishin afër kompjuterit u dogjën.
Ani pse u dogjën lëndë që kanë të bëjnë me çështje penale, zjarri nuk është shkaktuar qëllimisht. Të paktën kështu konsideron kryetari i këtij institucioni.
Por, kaq të sigurt për shkaktarin e zjarrit nuk janë edhe organet e sigurisë. Policia dhe Prokuroria e Pejës janë ende në pritje të raportit të zjarrfikësve.
Kronikë e zgjeruar nga Rina Mujku.