Lajmet e fundit

Të premten në rrugën “Bedri Pejani” në Prishtinë, një person ka njoftuar se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë bodrumi i nje objekti.
Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.
Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz, njofton Policia e Kosovës, përcjell Klan Kosova.