Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se pronari i veturës së djegur është Jovan Jovanoviq i cili jeton në Zupç dhe është pjesëtar i FSK-së.
Sipas këtyre burimeve, dyshohet se incidenti është shkaktuar qëllimshëm dhe ndërlidhet me kërcënimin e disa politikanëve të Serbisë kundër integrimit të plotë të komunitetit serb në institucionet e Kosovës.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar në zbardhjen e plotë të këtij incidenti.





