Lajmet e fundit

“Ka pas udhëtar plotë, pensionera, por ne e hetuam që po i vinte era dhe kemi vrapuar e kemi ndalur, pasi kanë dal të gjithë udhëtarët janë larguar ka nisur të kallet”, thotë një qytetar tjetër.
“Policia dhe zjarrfikësit kanë arritur shumë shpejt në vendin e ngjarjes dhe kanë fikur autobusin i cili po digjet”.
Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmaur edhe Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë në rajonin e Prishtinës.
“Reth orës 6:40 e kemi marrë informatën se një autobus është duke u djegur në Parkun e Gërmisë”.
“Në vend të ngjarjes menjëherë kanë dalë edhe zjarrëfikësit, ndërsa policia ka ekzaminuar vendin e ngjarjes për të parë shkaqet e zjarrit”.
“Sipas hetimeve të para duket se ka qenë një defekt teknik”
“Në autobus kanë qenë 40 persona, fatmirësisht të gjithë kanë dalë nga autobusi”.