Lajmet e fundit

Në fshatin Dobërlan të Suharekës janë djegur 30 hektarë pyje pronë publike.
Sipas policisë flakët kanë shpërthyer dje pasdite rreth orës 15:15.
Në bazë të dëshmive të deritanishme, hetuesit dyshojnë se zjarri është shkaktuar qëllimisht.
Nuk raportohet për të lënduar e as të arrestuar.