Lajmet e fundit

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë pesë ditëve të ardhshme në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
"Gjatë kësaj periudhe parashihet që vendi ynë të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.
Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranesira të shpërndara, kurse në pjesën perëndimore dhe jugperëndimore parashihet të ketë mjegull, kryesisht në pjesën e parë të ditës.
Vlera minimale e temperaturës do të lëviz ndërmjet -7 deri -3 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtesi 1-6m/s", thuhet në njoftimin e IHMK-së.