Lajmet e fundit

Puff Diddy është rrëzuar në ceremoninë e "Bet Awards" në Los Angeles gjatë performancës së tij.
Reperi 45-vjeçar rrëshqiti dhe ra në një gropë të skenës në këtë ceremoni.
Për Diddy-n gjërat vazhduan të shkonin më keq pasi teksa u ngjit në skenë për të prezantuar një çmim, ai harroi tekstin dhe iu desh të pyeste "promter"-in për t'ia kujtuar, transmeton Klan Kosova.
Gjatë momentit që u rrëzua Puff Diddy ishte duke performuar këngën me titull "It's All About The Benjamins".
Për fat të mirë, reperi shpëtoi pa u lënduar nga ky incident.