Lajmet e fundit

Si duket Leonardo DiCaprio është duke e vazhduar festën prej të dielës.
Ai më 28 shkurt fitoi çmimin më të rëndësishëm në karrierën e tij, transmeton Klan Kosova.
Ai është fotografuar të mërkurën së bashku me miqtë e tij duke festuar në Hollywood.
Në fjalimin në mbrëmbjen e Oscarit pasi u shpall fitues si aktori më i mirë për rolin e tij në filmin The Revenant, DiCaprio shprehi shqetësimin e tij për ndryshimet klimatike.
“Filmi The Revenant kishte të bënte me lidhjen e njeriut me natyrën... ndryshimet klimatike janë reale”.
“Ato po ndodhin tani e është kërcënimi më i madh dhe ne duhet që të punojmë së bashku që ta ndalojmë”, ka thënë DiCaprio.