Leonardo DiCaprio ka punuar në industrinë e filmit për dekada dhe ka takuar shumë njerëz.
Por një takim me idhullin e tij, River Phoenix – në ditën që ai ka vdekur, është ende në kujtesën e tij, transmeton Klan Kosova.
Në një intervistë të fundit, ai tha se gjithmonë donte ta takonte Phoenix dhe përfundoi duke e parë atë vetëm disa orë para se aktori të vdiste pas një mbidoze të drogës në vitin 1993. Ai ishte vetëm 23 vjeçar.
“Unë u rrita duke parë River Phoenix si aktor i madh i brezit tim dhe gjithçka që kam dashur ndonjëherë ishte që ta kisha vetëm një mundësi ta prekja dorën”, tha DiCaprio, tani 44 vjeçar.
“Një natë, në një festë e pashë atë shkallëve. Gjithmonë doja ta takoja – dhe ai ishte duke ecur drejt meje e unë u ngriva”.
DiCaprio tha se turma e njerëzve bëri që ta humbiste atë dhe nuk ishte në gjendje ta takonte Phoenix.
“U ktheva prapa dhe ai ishte zhdukur”, tha më tej DiCaprio.
Atë natë ai vdiq.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.