Lajmet e fundit

Leonardo DiCaprio dhe Sekretari amerikan i shtetit John Kerry, kanë kaluar kohë së bashku duke diskutuar për ngrohjen globale në samitin e klimës në Paris.
DiCaprio i cili është i emëruar si Emisar i Paqes për Klimë nga Kombet e Bashkuara, dhe Kerry që kishte luftuar për reformat ambientale gjatë kohës sa ishte në Senat, ishin pjesë e qindra liderëve botërorë nga sektori publik dhe provat që u mblodhën në Konferencën e Parisit për Klimën, që do të mbahet nga 30 Nëntor deri me 11 Dhjetor.
Ylli i Hollywood-it po planifikon që të zhvillojë mbledhje private me zyrtarët që janë kompetentë të flasin për ndryshimet klimatike gjatë kësaj konference, dhe në këtë samit ai u pa duke biseduar me Kerry-n, shkruan People, transmeton Klan Kosova.