Lajmet e fundit

Triumfoi në festivalet më prestigjioze të filmit në botë. Mori çmimin për aktorin më të mirë në Golden Globes dhe të dielën në mbrëmje në BAFTA.
Leonardo DiCaprio me interpretimin e tij në filmin e regjisorit meksikan Alejandro Inarritu “The Revenant”, triumfoi në dy festivalet që llogariten ndër më të rëndësishmit në botë, ndërsa ai ende është në pritje të një çmimi Oscar.
Fansat e tij, e adhuruesit e filmit, kanë komentuar shpesh mbi faktin se njëri ndër aktorët më të mirë me interpretimet më interesante, ende nuk është vlerësuar nga Akademia e Filmit Oscar.
Ai ka qenë pesë herë i dominuar për çmimin Oscar si aktori më i mirë, duke mos fituar kurrë një të tillë, ndërsa në vitin 2016 ai është i nominuar për kategorinë si aktori më i mirë për filmin “The Revenant”, transmeton Klan Kosova.
Në vitin 1993 ai kishte hyrë në listën e të nominuarve për filmin “What’s Eating Gilbert Grape”, në vitin 2005 për filmin “The Aviator”, në vitin 2007 ka marrë nominim për filmin “Blood Diamond”, në vitin 2014 u nominua për filmin “The Wolf of Wall Street”, mirëpo statujën e artë, nuk e mori kurrë në shtëpi.
Këtë vit, mbrëmja e ndarjes së çmimeve të Akademisë së Filmit “Oscar”, do të mbahet me 28 Shkurt në “Dolby Theatre” i njohur po ashtu si “Kodak Theatre” në Hollywood në Los Angeles, dhe gjithçka do të jetë në kohë reale.
“The Revenant”, për DiCaprion është film unik e nuk do të mund të luajë kurrë më një rol të tillë, aq të vështirë.
ka lënë të dihet se mendon që ai do të duhej të fitonte një Oscar për njërin nga filmat në të cilët ka luajtur në Oscar.
41 vjeçari këtë vit është i nominuar për çmimin “Aktori më i mirë” nga Akademia e Filmit Oscar, për interpretimin e tij në filmin The Revenant.
Kjo është hera e 6-të që aktori është nominuar për një çmim, si për aktor ashtu edhe për producent – dhe ka ende shumë rrugë për të bërë deri te fitorja.
I pyetur nga gazetari i BBC-së, Andrew Marr, nëse tërë kjo bujë rreth Leonardo DiCaprio-s dhe Oscar-it, do ta penalizojë në fitore, DiCaprio ka thënë:
“E vërteta rreth kësaj pune është se kam qenë në një situatë të tillë edhe më parë dhe kam menduar se filmat ose performancat, edhe të miat edhe të të tjerëve, që nominohen dhe adhurohen nga publiku, kritika duhet t’i respektojë më shumë”.
“Mirëpo s’është nën kontrollin tonë”.
Filmi The Revenant, që është nominuar për 12-të kategori të çmime në Oscar, tregon historinë e një gjahtari të quajtur Hugh Glass që luhet nga DiCaprio, që mbijeton në botën e egër pas braktisjes nga ekipi i tij.
“Duke e ditur që kam bërë një film që më mori kaq shumë nga jeta, të cilit iu përkushtuam kaq shumë, e për të cilin dhamë gjithçka që mundëm, të ulesh e të shohësh tek nominohet për kaq shumë çmime, jo vetëm që është ndjenjë e mirë, po të jep përshtypjen se njerëzit janë të uritur për të parë filma të tillë, më ndryshe”.
Ai ka thënë se i është dashur që t’i durojë në lëkurë lumenjtë e akullt, të hante mëlçi të papërpunuara dhe të zvarritej nëpër dëborë.
“Kushtet në të cilat ne xhiruam ishin të vërteta, temperatura të tmerrshme, ngrirëse”.
“Por të gjithë ata që ishin pjesë e këtij filmi – përfshirë dhe mua – e dinin që nga fillimi se ajo që na priste ishte diçka tmerrësisht sfiduese, diçka shumë e vështirë”.
Gjatë karrierës së tij DiCaprio ka marrë 161 nominime, 48 nga të cilat i ka fituar.