Lajmet e fundit

Kur e fitoi çmimin Golden Globe për aktorin më të mirë, ia dedikoi nënës së tij. Leonard DiCaprio edhe në mbrëmjen më të rëndësishme të industrisë së filmit, në ndarjen e çmimeve Oscars, kishte ardhur i shoqëruar nga e ëma e tij, Irmelin Indenbirken.
Këtë vit, për të gjashtën herë, Leonardo Dicaprio është i nominuar për çmimin “aktori më i mirë” për filmin “The Revenant”.
Gjatë parakalimit të tij në tapetin e kuq të Akademisë së Filmit, ai tha se ndjehet krenar për filmin që ka realizuar.
Ndonëse gjashtë herë i nominuar, DiCaprio ende nuk a ka marrë çmimin më të rëndësishëm të karrierës së tij. Vitin e kaluar ai u pat nominuar për rolin kryesor në filmin “The Wolf of Wall Street”, por pa sukses. Çmimin e rrëmbeu Eddie Redmayne, me filmin “The Theorie of Everything”, të cilin Dicaprio e ka konkurrent edhe këtë vit, për interpretimin në filmin “The Danish Girl”.
“Të gjithë jemi nervozë, veçanërisht për një film të tillë që ishte kombinim i shumë gjërave të vështira. Alejandro Inarritu ka arritur diçka të jashtëzakonshme në kinematografi me këtë film, ndjehem i nderuar që jam pjesë e tij. Ndjehem i bekuar që mund të bëjë filma të tillë si The Revenant. Pas shumë viteve punë, këtu kurorëzohet gjithçka. Kam ardhur me nënë time. Falënderoj shumë prindërit e mi që dëgjuan ëndrrat e mija ambicioze”, ka thënë DiCaprio.