Lajmet e fundit

Leonardo DiCaprio dhe Rihanna janë fotografuar në një klub nate në Paris.
Por një burim i afërt me artistët i ka thënë TMZ-së, se ata janë thjesht vetëm miq, transmeton Klan Kosova.
Mirëpo këngëtarja është parë duke e puthur DiCprion në këtë vikend në klubin L’Etoile.
“Rihanna ka ardh në atë klub me Cara Delevigne. Ajo e ka uruar Leon për nominimin në Oscar dhe e ka puthur në faqe. Ata as nuk kanë qëndruar bashkë dhe janë larguar nga klubi ndaras nga njëri tjetri”, është shprehur një burim i TMZ.
Aktori i The Revenant po qëndron në Paris e Rihanna është duke e filmuar një film të ri të quajtur, Valerian.
41 vjeçari ishte në lidhje dashurie me modelen Kelly Rohrbach por çifti janë ndarë vitin e kaluar.
Kurse Leonardo dhe Rihanna ishin parë disa herë së bashku dhe shumë persona ishin shprehur se të dy kanë një lidhje, gjë që s’është konfirmuar asnjëherë nga asnjëra palë.