Lajmet e fundit

Nëse ndonjëherë bëhet një film për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, Leonardo DiCaprio e do rolin kryesor.
“Putin do të ishte shumë, shumë, shumë interesant, do të doja shumë ta luaja rolin e tij”, ka thënë DiCaprio për revistën gjermane Welt am Sonntag.
Ylli i filmit The Revenant, është takuar me Putin-in në vitin 2010, në një konferencë ku diskutohej për mbrojtjen e tigrit siberian.
“Fondi im ka siguruar mbështetje financiare për disa projekte në mbrojtje të tigrave siberianë. Putin dhe unë kemi biseduar vetëm për mbrojtjen e këtyre kafshëve të mrekullueshme, e jo për politikë”, ka thënë DiCaprio, transmeton Klan Kosova.
Gjatë takimit, Putin e kishte lëvduar shumë DiCaprion për ardhjen në Rusi, pavarësisht faktit se mbante mot shumë i ligë. “Një person me më pak durim, do të kishte vendosur të mos vinte”, kishte thënë Putin, duke shtuar se DiCaprio është një “muzhik” apo thënë ndryshe “burrë i vërtetë”, raportonte Los Angeles Times.
DiCaprio që kishte dy gjyshërit rusë, ka thënë se është shumë i interesuar që t’i luajë edhe personazhet e tjera liderë të historisë së vendit.
“Lenin po ashtu, do të ishte një film interesant. E po ashtu edhe Rasputinin. Duhet të ketë më shumë filma për historinë Ruse”, ka thënë DiCaprio.
DiCaprio është i dominuar për çmimin si aktori më i mirë nga Akademia e Filmit Oscar, për rolin e tij në filmin The Revenant.