Lajmet e fundit

Fituesi i çmimit Oscar, po përpiqej që ta fshihte fytyrën nën kapelën e preferuar ngjyrë hiri, saqë po e kishte të vështirë ta shihte edhe rrugën teksa po ecte në Manhattan.
Ylli i filmit “The Revenant”, kishte veshur një bluzë të bardhë me jakë “V” dhe një palë xhinse, ndërsa që të mos mërzitej për shoqëri kishte zgjedhur një shok të tijin.
Ndërsa para pak ditësh, është parë nën shoqërinë e një biondeje misterioze për publikun.
Së fundmi, emri i tij është lakuar krahas atij të këngëtares Rihanna për një lidhje të mundshme romantike mes tyre, mirëpo asnjëherë as nga njëri as nga tjetri, nuk ka pasur ndonjë konfirmim.
Nga ajo që kemi mësuar deri më tani rreth grave me të cilat ai del në takime, është se në shumicën drastike të rasteve, ato janë bionde e ngjajnë shumë me njëra tjetrën. Rihanna në këtë mes, bën një përjashtim.