Lajmet e fundit

Pas një fushate të tensionuar sot është dita finale. Dibranët hedhin votat e tyre për të zgjedhur kryebashkiakun. Procesi i votimit ka filluar në orën 07:00 dhe ,sipas ligjit, pritet të mbyllet në orën 19:00.
Në këtë garë kandidojnë Muharrem Rama i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” dhe Sherefedin Shehu i “Aleancës për Punë dhe Dinjitet”.
Të gjithë banorët e kësaj zone do të votojnë në 118 Qendra Votimi, në të gjitha Njësitë Administrative.
Nga të dhënat e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve rezulton se në këtë bashki janë gjithsej 14 Njësi Administrative.
Këto zgjedhje vijnë pas shkarkimit të të zgjedhurit socialist, Shukri Xhelili, i cili u kap duke i kërkuar favore seksuale një vajze të re, në këmbim të një vendi pune.
Pas këtij skandali Qeveria e shkarkoi menjëherë, ndërsa edhe Gjykata Kushtetuese e shpalli të vlefshëm këtë vendim./tvklan.al