Lajmet e fundit

Cameron Diaz, mund të jetë një prej aktoreve më të suksesshme në Hollywood, por kjo nuk do të thotë që është një vajzë mendjemadhe e që nuk prek asgjë me dorë.
Ajo madje kujdeset edhe për pastërtinë në rrugë, transmeton Klan Kosova.
Bukuroshja po dilte për drekë në Hollywood, dhe mbeturinat që pa në rrugë nuk mund t’i injoronte.
Diaz, është fotografuar duke i larguar gotat dhe qeset e plastikës nga rruga.
43 vjeçarja, kishte të veshur një palë xhinse të grisura, një bluzë të bardhë, një xhaketë të gjelbër dhe një palë çizme me shumë stil ngjyrë kafe.
Cameron pas 17 dite fejesë është martuar në fillim të këtij viti me Benji Madden.