Lajmet e fundit

Aktorja Cemeron Diaz është fotografuar jashtë një klinike të operacioneve plastike në Beverly Hills.
Diaz ishte me bashkëshortin e saj mirëpo është munduar që ta fsheh fytyrën nga paparacët, transmeton Klan Kosova.
44 vjeçarja në vitin 2014 kishte thënë se ishte penduar që ajo ka pasur botoks në fytyrën e saj, duke thënë se ndërhyrjet e ndryshme kirurgjike do e bënin të ndihej ndryshe.
“Ma ndryshoi fytyrën në një mënyrë shumë të çuditshme. Më mirë dua ta shoh fytyrën të plakur se sa një fytyrë që nuk më duket që më përket mua”, kishte thënë Diaz.

