Lajmet e fundit

Ligji për Diasporën u diskutua në Komisionin për Punë të Jashtme. Aty, me kërkesë të tij, raportoi Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi.
Gashi kërkoi që përmes Ligjit për Diasporën të bëhet një kanal televiziv i përbashkët mes Kosovës e Shqipërisë për bashkëkombësit.
Në draftligjin për rreth 700 mijë qytetarët e diasporës, parashihet edhe rihapja e Qendrave Kulturore, të cilat u mbyllën për shkak të parregullësive.
Kronikë e zgjeruar nga Enis Reçica.