Lajmet e fundit

Diane Kruger dhe Joshua Jackson janë ndarë pas 10 vitesh së bashku, konfirmon People, transmeton Klan Kosova.
“Diane dhe Joshua kanë vendosur të ndahen dhe të mbeten miq”, kanë konfirmuar burimet e të dy palëve.
Kruger 39 vjeçare dhe Jackson 37, kanë filluar lidhjen pasi Kruger u nda nga burri i saj prej pesë vjetësh, regjisori francez, Guillaume Canet.
Çifti kanë në pronësi shtëpitë në Paris dhe Vankuver, dhe jetuan së bashku në Nju Jork, ku ata shpesh janë parë duke u shëtitur nëpër qytet.