24.03.2019 · përditësuar para 2667 dite1 min lexim
Diana Ross është çuar në këmbë për mikun e saj të ndjerë Michael Jackson.
Ikona e muzikës, 74 vjeçarja, hyri në Twitter për ta mbrojtur këngëtarin kundër kritikëve pas dokumentarit “Leaving Netherland”, që u transmetua në HBO, transmeton Klan Kosova.
“Kjo është ajo që kam në zemër këtë mëngjes. Unë besoj që Michael Jackson ishte dhe është një forcë madhështore për mua dhe për shumë të tjerë. Ndaloni në emër të dashurisë”, shkroi Diana.
Në “Leaving Netherland”, Wade Robson dhe James Safechuck, tani të rritur, pohuan se Miachel filloi t’i ngacmonte seksualisht kur ata ishin shtatë dhe 10 vjeç.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
V
SHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.