Lajmet e fundit

Nicki Minaj ka marrë një dhuratë të mrekullueshme për ditëlindje nga i dashuri i saj Meek Mill.
Këngëtarja amerikane prezantoi një unazë të madhe prej diamanti e cila ishte e vendosur në gishtin e saj të unazës. Në instagram ajo shkroi: “Kjo është ajo për të cilën po flisja. Të dua”.
Ndonëse thashetheme për një fejesë të mundshme po qarkullojnë prej muajsh, 33 vjeçarja nuk tha asgjë për kuptimin e kësaj unaze në fotografinë që e publikoi në instagram ku ka afër 41 milionë ndjekës.
E para se t’i dhuronte të dashurës së tij këtë unazë, Meek Mill i cili është 28 vjeçar, e publikoi në profilin e tij në instagram një fotografi ku shiheshin 3 diamante në një tavolinë.
Ai as nuk ka harruar të publikojë një fotografi me të dashurën e tij, duke i uruar ditëlindjen me fjalë të zgjedhura vetëm për të.
“Urime ditëlindjen për gruan më të fortë e më seksuale që njoh”.