Ky set diamanti dhe safiri ishte bartur nga Stephanie de Beauharnais, vajza e adoptuar e Napoleon Bonapartës.
Por bizhuteritë së shpejti do të kenë një pronar të ri.
Ndërsa Franca përkujton 200-vjetorin e vdekjes së Napoleonit këtë muaj, Christie's po nxjerr në ankand setin nëntë copësh, duke përfshirë një diadem, gjerdan, vathë, varëse dhe karficë, raporton AP, transmeton Klan Kosova
Safirët, të cilët erdhën nga ajo që sot njihet si Shri Lanka, u mblodhën në fillim të viteve 1800.
Marie-Cecile Cisamolo, specialiste për bizhuteritë e Christie, e përshkruan atë si një "set mahnitës".
Pas vdekjes së Stephanie në 1860, seti u trashëgua nga një prej vajzave të saj.
Vajza trashëgimtare, e njohur si Princesha Josephine, kishte një rrip të rimodeluar dhe byzylyk - një shenjë e ndryshimit të kohërave të modës.
https://www.youtube.com/watch?v=WD-q5wsjQtk
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.