Lajmet e fundit

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq ka thënë se në këtë moment nuk ka ndonjë datë të caktuar për mbajtjen e një raundi të ri të dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës në nivel të lartë politik,
"Nuk ka një datë të caktuar për mbajtjen e takimit të ardhshëm në një nivel të lartë në kuadër të dialogut. Por ne presim që të dyja palët të vazhdojnë përpjekjet e tyre konstruktive që kemi parë gjatë takimit të fundit të dialogut dhe për të vazhduar me zbatimin e marrëveshjeve të arritura", ka thënë ajo , raporton Tanjug.
E pyetur se nëse kusht i Prishtinës për të vazhduar dialogun është lirimi i Ramush Haradinaj, ashtu siç ka thënë ministrja për Dialog Edita Tahiri ajo ka ripërsëritur se është "në interes të të gjitha komuniteteve në Kosovë që të vazhdojnë dialogun në bazë të besimit dhe pajtimit", transmeton Klan Kosova.