Lajmet e fundit

Kryeministri Avdullah Hoti, po përballet me një kërkesë strikte nga partneri i koalicionit AAK-ja e Ramush Haradinaj.
Aleanca po kërkon nga Hoti që të suspendojë për një kohë dialogun me Serbinë pas situatës së krijuar në Kosovë me akuzat e Gjykatës Speciale, njofton Klan Kosova.
Por kreu i Ekzekutivit ka bërë me dije se nuk do ndërmarr një veprim të tillë pra ndalimin e bisedave me Beogradin në Bruksel.
Për këtë nga Bashkimi Evropian vijnë lëvdata për Kryeministrin kosovar derisa kritikat janë për ata që po kërkojnë suspendimin pasi që BE-ja thotë se Dialogu nuk mund të përdoret për argumente politike afatshkurtra.
Njomza Arifi nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike,ka komentuar situatën e krijuar rreth dialogut.