Lajmet e fundit

Shefi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres tha se periudha e mëparshme në Kosovë është shënuar me ngjarje që nuk kanë kontribuar në zbutjen e marrëdhënieve të tensionuara në mes të Prishtinës dhe Beogradit.
Ai ka shprehur shqetësim në lidhje me pengesat në progresin në dialog dhe mungesën e zbatimit të marrëveshjeve të arritura.
"Zbatimi praktik i marrëveshjes së dialogut ishte jashtëzakonisht i ngadalshëm. Nuk janë bërë hapa konkret në drejtim të krijimit të Asociacionit të komunave serbe", ka thënë Guterres, ndër të tjera në raporti e rregullt tremujor për punën e UNMIK-ut dhe të situatës në Kosovë, për periudhën prej 16 janarit deri më 15 prill të këtij viti, njofton Klan Kosova.