Lajmet e fundit

Gjatë tryezës me temën “ Dialogu ndër – fetar mbi mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve” që u mbajt të enjten në Mitrovicë, të organizuar nga OSBE-ja për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve u tha se fëmijët janë dhuratë nga Zoti dhe duhet të trajtohen njësoj, dhe se kanë nevojë që të punohet me ta 365 ditë në vit, dhe jo vetëm një ditë.
Liderët fetarë të rajonit të Mitrovicës e kanë trajtuar për herë të parë përveç çështjeve të ndryshme fetare, edhe të drejtat e fëmijëve si prioritet të shoqërisë.
Në këtë tryezë kanë marrë pjesë përfaqësues të të gjitha komuniteteve fetare, të institucioneve, shoqëria civile etj