Sipas gazetarit italian të merkatos, Gianluca Di Marzio, Barcelona po e monitoron me interes qendërmbrojtësin e Roma, Evan Ndicka, si një opsion të mundshëm për të ardhmen e repartit defensiv.
Raportohet se katalanasit e shohin Ndicka si një alternativë të mundshme në rast se nuk arrijnë të sigurojnë shërbimet e mbrojtësit të Interit, Alessandro Bastoni, i cili vazhdon të jetë një nga objektivat kryesorë të klubit për forcimin e mbrojtjes, transmeton Klankosova.tv.
Ndicka, i cili ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Romës në sezonet e fundit, vlerësohet për qëndrueshmërinë fizike, aftësinë në duele dhe daljen e pastër nga mbrojtja, gjë që e bën një profil të përshtatshëm për filozofinë e Barcelonës. / Klankosova.tv
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.