Lajmet e fundit
Mesfushori argjentinas kompletoi transferimin tek kampioni i Francës vetëm një vit pasi u bë transferi më i shtrenjtë në histori të skuadrës angleze.

Angel Di Maria është i vendosur që të lë prapa kohën e tij tek Manchester United, duke thënë se klubi anglez ishte i lumtur që e shiti tek Paris Saint-Germain.
Megjithëse gjithçka filloi mirë pas transferimit në Angli nga Real Madridi, pasi argjentinasi shënoi tre gola dhe dhuroi gjashtë asiste në dhjetë ndeshjet e para për Manchester United, por një lëndim bëri që ai të humbasë nga forma duke u kthyer në rezervist.
“Së pari duhet ta dini që Manchester United ka dashur që të më shesë”.
“Ishte një vendim i përbashkët. Ata donin të më shisnin, por edhe unë doja të largohesha”.
“Jam i lumtur që jam këtu”.
“Manchesteri i përket së shkuarës”.