Lajmet e fundit

Futbollisti i Paris Saint-Germain-it, Angel Di Maria, ka thënë që Cristiano Ronaldo do të vdiste që të ishte tani te ky klub.
Këto komente të ish-kolegut të Ronaldos te Real Madridi erdhën pasi PSG-ja transferoi Lionel Messi-n në radhët e veta.
“Cristiano Ronaldo do të vdiste që të ishte këtu. Cilësia dhe sasia e lojtarëve te PSG-ja është diçka unike”, ka thënë Di Maria për TyC Sports.
“Nuk ndodh shpesh në klube që të mëdhenjt duan që gjithmonë të jenë me më të mirët. Cristiano sigurisht se do të donte të ishte këtu, por ata nënshkruan me Messi-n dhe fatmirësisht, është më mirë kështu”.
Di Maria vijoi ta bëjë dallimin e Messi-t me lojtarë të mëdhenj me të cilët Di Maria ka luajtur, përfshirë Ronaldon e Neymar-in duke thënë që Messi është nivel tjetër.