Lajmet e fundit
Raportohet se Angel Di Maria i ka bërë me dije klubit Manchester United se dëshiron që të largohet.

Pas një vit kalimi në Old Trafford dhe formës jo të mirë që tregoi anësori argjentinas nuk dëshiron që të vazhdojë karrierën e tij në United.
Ai iu ka bërë me dije drejtuesve të klubit anglez se dëshiron që nga aty të kalojë në drejtim të Francës, te Paris Saint-German.
Sipas gazetës franceze RMC, Di Maria do të kalojë në PSG për vlerën prej 42.5 milionë funta.