Lajmet e fundit

Leonardo DiCaprio është fotografuar me kolegun e tij Robert De Niro gjatë shoqërimit brenda galasë amfAR New York 2016, e mbajtur të mërkurën mbrëma në Cipriani Wall Street në New York.
Ylli 41 vjeçar i filmit Revenant e anashkaloi tapetin e kuq, por është paraqitur për ta mbështetur producentin e filmit Harvey Weinstein, i cili është nderuar atë mbrëmje.
Leo së fundmi ka folur rreth suksesit masiv të Titanic-ut.
“Titanic ka qenë pak a shumë një eksperiment për mua dhe Kate Winslet. Atë e pëlqeja si aktore dhe ajo më tha: “Le ta bëjmë këtë së bashku, mund ta bëjmë. Ky projekt u shndërrua në diçka që nuk e kishim parashikuar”, deklaroi ai.
“E gjithë jeta ime më pas u bë rreth gjërave që s’kishin të bëjnë me aktrimin”, shtoi ai.