Aktori i mirënjohur, Leonardo Di Caprio u përfol për një lidhje të mundshme me modelen Kelly Rohrbach pasi ata ishin parë së bashku në një festë.
Dhe duket se Di Caprio nuk ngurroi shumë për ti dhënë fund të gjitha thashethemeve.
Ata të dy u fotografuan rrugëve të New York-ut teksa po putheshin ku të dy ishin me biçikleta, transmeton Klan Kosova.
Di Caprio dhe modelja 24 vjeçare dukeshin shumë të lumtur teksa e shijonin këtë shëtitje së bashku.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.