Leonardo DiCaprio ka shkruar në llogarinë e tij personale në Facebook mbi vdekjen e aktores Darlene Cates, e cila e kishte luajtur nënën e tij në filmin “Ç’po han Gilbert Grape?".
Në atë film, ai ishte nominuar për çmimin akademik Oscar, njofton Klan Kosova.
“Darlene ishte nëna më e mirë aktore me të cilën e kam pasur privilegjin të punoj”.
“Personaliteti i saj i dashur dhe talenti i saj i pabesueshëm do të vazhdojnë të jetojnë në kujtimet e atyre që e njohën, dhe atyre që e deshën punën e saj".
“Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjen e saj gjatë kësaj kohe të vështirë", përfundoi DiCaprio.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.