Lajmet e fundit

Filmi The Revenant ka triumfuar në ndarjen e Çmimeve Golden Globes, duke fituar në kategoritë Filmi më i mirë, Aktori më i mirë dhe Regjisori më i mirë, transmeton Klan Kosova.
Fitues tjerë kanë qenë Brie Larson si aktorja më e mirë në dramë, Matt Damon është zgjedhur aktori më i mirë në komedi, kurse është shpërblyer edhe ylli i dikurshëm në “Rocky” dhe “Rambo”, Sylvester Stallone, për rol dytësor.
Çmimet kryesore:
Filmi më i mirë: The Revenant
Komedia më e mirë: The Martian
Aktorja më e mirë në dramë: Brie Larson – Room
Aktori më i mirë në dramë: Leonardo DiCaprio - The Revenant
Aktorja më e mirë në komedi: Jennifer Lawrence – Joy
Aktori më i mirë në komedi: Matt Damon - The Martian
Aktorja më e mirë në rol dytësor: Kate Winslet – Steve Jobs
Aktori më i mirë në rol dytësor: Sylvester Stallone – Creed
Regjisori më i mirë: Alejandro González Iñárritu – The Revenant
Skenaristi më i mirë: Aaron Sorkin - Steve Jobs
Kompozitori më i mirë: Ennio Morricone - The Hateful Eight
Kënga më e mirë: Sam Smith & Jimmy Napes për Writing's On The Wall (Spectre)
Filmi më i mirë i animuar: Inside Out