Lajmet e fundit

Aktori, Leonardo Di Caprio dhe Martin Scorsese do të bashkëpunojnë sërish, për herë të gjashtë për të sjellur në vizuelizim librin e Erik Larson, “The Devil in the White City” (“Djalli në qytetin e bardhë”).
Di Caprio pritet të luajë rolin e vrasësit serik, Dr HH Holmes i cili besohet se ka vrarë 27 deri 200 persona, shumica prej tyre femra të reja.
Madje, Holmes kishte ndërtuar në Chicago një banesë të madhe e cila ishte shndërruar në “kështjellën e vrasjeve” me një dhomë të improvizuar me gaz për të asfiskuar viktimat e tij, transmeton Klan Kosova.
Di Caprio është raportuar se ka blerë të drejtat e filmit në vitin 2010 ndërsa me Scorsese ka bashkëpunuar edhe dy vite më herët në filmin e shumë përfolur “The Wolf of Wall Street” (“Ujku i Wall Street”) si dhe “The Departed” dhe “Gangs of Neë York”.