Lajmet e fundit
Me rastin e “Ditës së infermierisë”, grupi i grave asambleiste në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës organizuan një aksion vullnetar me moto “Dhuro gjak, shpëto jetë”.

Gjithashtu, me këtë rast u ndanë mirënjohje për kontribut jetësor 14 infermiereve të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, të moshave mbi 70 vjet.
Sipas një njoftimi të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti në një fjalë rasti foli për rëndësinë e profesionit të infermieres si dhe rolin dhe kontributin që ato kanë dhënë gjatë këtyre viteve.
Ndërsa, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arben Vitia, i falënderoi infermieret për punën dhe shembullin që ato kanë dhënë për gjeneratat e reja.