Lajmet e fundit

Mund ta imagjinojmë që Salma Hayek ka fituar dhurata mjaft të mira gjatë viteve, meqë është e martuar me miliarderin François-Henri Pinault.
Por bashkëshortit të saj nuk i kanë ndihmuar paratë që ai të mund t’i ofronte asaj dhuratën më të mirë ndonjëherë, meqë dhuratën më të parahuar Salma e ka pranuar nga kolegu i saj Antonio Banderas, transmeton Klan Kosova.
Aktorja, e cila sot e ka ditëlindjen e saj të 49-të, ishte e ftuar të martën në emisionin Jimmy Kimmel Live dhe i ka treguar prezantuesit se kur ajo dhe Banderas ishin në xhirime të filmit Desperado, ajo ka rënë në dashuri me dy majmunë, të cilët ishin pjesë e kastit të filmit.
Pasi mbaruan pjesën e tyre, ata i larguan nga aty dhe Selma ka thënë se e ka ndier mungesën e tyre jashtëzakonisht shumë.
Por ditën tjetër, kolegu i saj Banderas i dhuroi asaj një kuti të madhe, nga e cila dolën dy majmunë, të cilët ajo i emëroi Mariachi dhe Carolina.