Lajmet e fundit

Këngëtarja shqiptare, Dhurata Dora ka qenë e ftuara e artistes gjermane Lea, në projektin më të ri muzikor të kësaj të fundit, të publikuar mbrëmjen e së enjtes.
“Chaos” titullohet kënga që bashkoi dyshen, Lea-Dhurata, derisa komentet në platformat e transmetimit të projektit të ri janë me shumicë pozitive.
Ky projekt pason “Sheqer”, të publikuar disa javë më parë, e që Dorës i solli mbi 7 milionë klikime në platformën e YouTube.