Lajmet e fundit

Dhurata Dora e cila javë më parë ka nisur xhirimet e klipit të saj më të ri, tashmë ka publikuar edhe një imazh të pamjes së saj.
Këtë herë këngëtarja ka bashkëpunuar me grimerin Arbër Bytyqi i cili është përkujdesur gjatë gjithë kohës për grimin e saj, njofton Klan Kosova.
Ndërsa sot përmes një postimi në llogarinë në Instagram, Dora e ka postuar një fotografi të saj duke shkruar “coming soon”.
Projekti më i ri i këngëtarës është shumë afër për t’u publikuar dhe pason këngën “Shumë On” e cila ishte hit goxha i madh si dhe bashkëpunimin me reperin e grupit Kaos, Vig Poppa “Zoom” i cili nuk ishte i shoqëruar me klip.