Lajmet e fundit

Një grua 42-vjeçare ka goditur me mjete të forta një notere në Elbasan. 42-vjeçare po procedohet penalisht nga Prokuroria e këtij qyteti, për shkak të ushtrimit të dhunës ndaj personave të tjerë.
Policia ka bërë të ditur se noterja G.H., 41 vjeç banuese në Gramsh është dhunuar nga një grua me inicialet E. I. Ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta mes tyre.
Mësohet se prokuroria e rrethit ka ngritur ndaj 41-vjeçares akuzën për kryerjen e veprës penale “goditje për shkak të detyrës”.