Lajmet e fundit

Policia në Manchester, sot u vu në kërkim të një sulmuesi të mbuluar i cili kishte zvarritur një grua nga makina e saj dhe dhunuar atë në parkingun e veturave të dyqanit të markës botërore ''John Lewis''.
Viktima ishte vendosur në fund të parkungut diku, në Greater Manchester, dhe ishte në vendin e shoferit pasi kishte përrfunduar blerjet, përderisa sulmuesi hap derën e veturës e për ta dhunuar me pas atë në shkurret më të afërta, përcjellë Klan Kosova.
Zyrtarët policor besojnë se njeriu i ‘’veqant’’ i mbuluar në fytyre pasi ishte thellësisht i vrazhdë, mund të ketë qenë duke pritur në një rrugë afër para se të kapte gruan të premtën në mbrëmje rreth orës 19:00, shkruan Mail Online, transmeton Klan Kosova.
Dëshmitarët e përshkrujtën sulmuesin si një njeri aziatik rreth moshës 40 vjeqare, me flokë dhe vetulla të zeza.
Ndërkaq pas sulmit, gruaja u lajmërua në Qendrën e Referimit të Shën Marisë, për sulmet seksuale në Manchester, për të raportuar edhe lajmin e hidhur në polici të dielën.
Për momentin zonja është duke u mbështetur nga oficerë të specializuar.
Megjithatë policia lokale paralajmruan që janë duke hetuar rastin por sipas Mail Online, në mëngjesin e sotëm rreth orës 9, dyqani ishte hapur si zakonisht, dhe parkingjet funksiononin si ditëve të tjera, duke mos u vërejtur as edhe një patrullë policore.
Stafi i punonjësve në ''John Lewis'', konfirmuan se ata janë duke bashkëpunuar me policinë në Manchester por ende nuk kanë lëshuar ndonjë deklaratë në lidhje me incidentin përcjellë Klan Kosova.