Lajmet e fundit

Policia e Kosovës njofton se gjatë ditës së djeshme ka pasur të bëjë me dy raste të dhunës familjare, një në Prishtinë e një në Mitrovicë.
Në Prishtinë e ka arrestuar një person i cili e ka sulmuar fizikisht ish bashkëshorten e tij duke i shkaktuar lëndime trupore. Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Kurse rasti i dytë për të cilin njofton policia, ka ndodhur në Mitrovicë, ku një burrë i kombësisë serbe në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes dhe dy vajzave të tij. Edhe në këtë rast i dyshuari është dërguar në mbajtje.